Më 29 Tetor do të votohet në 35 komuna

Më 29 tetor do të votohet për përzgjedhjen e kryetarëve të 35 komunave të tjera, të cilat nuk u zgjodh kryetari i komunës në raundin e parë në zgjedhjet lokale. Në raundin e dytë LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë kandidati i një grupi votuesish dhe VMRO-DPMNE-së, në një BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Aleanca e romëve dhe në një tjetër PDSH dhe BESA.

Sipas të dhënave të përpunuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në raundin e parë LSDM fitoi 37 mandate të kryetarëve të komunave. VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi tre mandate për kryetar komune. Në raundin e parë dy vende për kryetar të komunave kanë fituar BDI.

Në vijim është fushata zgjedhore për rrethin e dytë, ndërsa tani rrjedh edhe afati për parashtrim të ankesave dhe apeleve deri te Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor, Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu