Maqedonia e Veriut është tronditur nga 3 tërmete brenda pak orësh natën e sotme, shkruan InfoShqip.com
Tërmeti i parë ishte ai i orës 20:40 me magnitudë 3.0 të shkallës rihter. Lëkundja e dytë u ndje në ora 22:17 e cila ishte mjaft e fuqishme me një magnitudë 4.7.
Ndërsa lëkundja e fundit poashtu e fuqishme e cila u ndje mjaft shumë ajo e orës 22:28 minuta me mganitudë 4.4 sipas EMSC.
Këto lëkundje të njëpasnjëshme kanë zgjuar panik tek qytetarët të cilët kanë shkruar në rrjetet sociale. /InfoShqip.com