33 zyrtarë të LDK-së në Mitrovicë i bashkangjiten Vjosa Osmanit

33 zyrtarë të LDK-së në Mitrovicë i janë bashkangjitur nismës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari I presidentes, Faton Peci.

“Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.

Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.
Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.

Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.

Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.

Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.
Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!”, theksoi ai.

Ndërkohë ka pasuar edhe reagimi i LDK-së.

Reagimi i plotë i LDK-së:

“Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku VVjoses 2 kryetar nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë.

Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu