Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 2236 testime, ndërsa janë regjistruar 394 raste të reja me Covid-19. Insituti për Shëndet Publik ka regjistruar 387 pacientë të shëruar.
Ndërkohë si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 9 persona, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë e deri më tani ka arritur në 91555.










