Pas pesë ditë diskutimi në parlament, sonte është votuar ribalanci i buxhetit për vitin 2017, informon Zhurnal.mk
Me 61 vota pro dhe dy kundër e asnjë të përmbajtur ka kaluar rendi i ditës ribalanci i buxhetit ndërkohë që deputetët e VMRO në shenjë proteste kanë lëshuar sallën plenare dhe nuk kanë votuar.
Ilija Dimovski nga VMRO ka thënë se nuk do të votojnë një buxhet të tillë sepse shumica parlamentare nuk ka treguar demokraci në këtë rast duke hedhur poshtë amandamentet e tyre.








