67 deputetë kërkojnë nga Gazeta Zyrtare që të shpallë zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri

Shumica parlamentare ka dërguar kërkesë deri te Gazeta Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

67 nënshkrime janë verifikuar në arkivën e Kuvendit dhe pritet që të ndodhë hapi i radhës në mënyrë që edhe zyrtarisht, Talat Xhaferi të merr pushtetin në Kuvend.

Nga kabineti i Xhaferit thonë se nuk presin pengesa pasi që vendimi për zgjedhjen e tij është nënshkruar edhe nga Ferid Muhiq e Goran Misovski./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu