784 ushtarë formojnë portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari (Video)

Në prag të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 784 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë formuar portretin e Komandantit legjendar, Adem Jashari, në oborrin e kazermës “Adem Jashari”.

Kjo është bërë në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në faqen zyrtare, FSK-ja ka publikuar videon nga krijimi i imazhit që është ideuar nga Besfort Gashi, realizuar nga Rreshter Shtabor Vesel Raci, Sektori i Informimit Publik, Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu