Janë numëruar 86.71 për qind e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga ajo që shihet në tabelën online të KQZ-së, është rënia e koaliconit PAN dhe ngritja e Vetëvendosjes, e cila zë vendin e dytë, shkruan Periskopi.
Sipas tabelës, aktualisht koalicioni PAN ka 34.97 për qind të votave, Vetëvendosje 26.11 për qind të votave dhe LDK 25.63 të votave. /Periskopi/