90 vjeçari nga Klina që agjëroi 80 Ramazanë, pa e humbur asnjë ditë

Xhamia është kur tash e 80 vjet e gjen qetësinë e shpirtit. Është ky Haxhi Desku nga Klina, i cili ishte vetëm 10-vjeç kur nisi të falej, madje edhe të agjëronte, pa humbur asnjë ditë të vetme.

Kur ia kam nisë me agjëru, 8 vjet i kam pas, por nuk me ka lënë nëna. Jo o bir thoshte, nuk e ke me borxh. Kur t’i hipsh 10 vjet e sipër, të bëj zë kur çohemi në syfyr. Kur i kam ba 10 vjet, kam agjëru, deri më tash”, thotë Haxhi Desku.

Ai tregoi edhe si ka qenë atmosfera në vitet e tij të rinisë kkur fillonte Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Kur ardhke Ramazani, u gëzofshim te tanë”, tregon Haxhiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu