Një pishinë për t’u larë, luajtur dhe zbavitur: është kjo dhurata që Keith Davison, një 94-vjeçar nga Minesota në SHBA, ka dashur të bëjë për fëmijët e fqinjëve të tij.
I moshuari, tashmë në pension, ka humbur gruan e tij Evy për shkak të një tumori dhe ka menduar të gjejë antidotin e trishtimit, i lodhur nga vetmia.
Historia ka prekur shumë njerëz dhe është treguar nga gazetat lokale. Gruaja e tij ndërroi jetë në prill 2016, pak ditë para 66-vjetorit të tyre të martesës.
Që nga ai moment e tutje, 94-vjeçari e ka pasur të vështirë të qëndrojë i vetëm në shtëpi: “Nuk e imagjinoni se çfarë ndien! Qan shumë. Është normale që të ndodhë kështu”, – ka shpjeguar ai. Edhe pse ka tre fëmijë, Keith nuk ka nipër e mbesa dhe asnjë nuk mund t’ia largojë atë vuajtje.
“Duhet të qëndrosh me të gjithë fëmijët që ke pranë shtëpisë. Ata janë nipërit e tu”, – i ka thënë një mik një ditë dhe kështu ai ka ndërtuar pishinën në kopshtin e vilës së tij. “E dija që do të vinin”, – tha Keith. Një investim prej 20 mijë dollarë. /GSh