‘Vrava dashurinë e jetës’, historia tragjike e çiftit

Babai i një vajze të re e cila mbeti e vdekur teksa u përfshi në një aksident, ka treguar rreth momentit të dhimbshëm kur ai mori vesh vdekjen e vajzës së tij.

Dominika Wright, 23 vjeç, ishte në motorin e të dashurit të saj Benjamin Hughes kur automjeti doli nga rruga duke u përplasur me një pemë pranë Nottingham në tetor 2016.

Sipas The Sun 24-vjeçari Hughes, kishte pirë alkool para se të merrte motorin kur çifti humbi autobusin e fundit që i kthente ata në shtëpi pasi kishin dëfryer në një festë.
Dominika, ndërroi jetë menjëherë pas përplasjes ndërsa Hughes, një hidraulik i vetëpunësuar, ishte në gjendje të shpëtonte.

Ai u tha kalimtarëve se kishte “vrarë dashurinë e jetës së tij” para se ai të arrestohej dhe të dënohej me dy vjet për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia duke qenë se po ngiste automjetin në gjendje të dehur.

Duke kujtuar me dhimbje vajzën e tij, babai i Dominikës tha: “Ajo ishte një vajzë e mrekullueshme. E ëmbël dhe shumë e dashur. Kur e pashë për herë të fundit e putha në ballë dhe i thashë që e dua shumë, ajo përsëriti të njëjtën gjë. Jam i pikëlluar dhe më mungon shumë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu