Qysh në fëmijëri u përball me një jetë të vështirë përplot me brenga dhe vuajtje familjare, mirëpo kjo nuk e ndali Ali Pllanën që të shënojë suksese në sportin e shenjëtarisë.
Pllana filloi të merret me shenjëtari qysh në klasën e tetë të shkollës fillore, dhe që nga ajo kohë e deri më sot nuk ndaloi së ushtruari këtë sport.
Ali Pllana arriti të shpallej disa herë kampion në disa gara të shenjëtarisë që ishin mbajtur në Kosovë nga viti 1987 e këtej.
Pllana kishte arritur të shpallej kampion dhe nënkampion edhe në kohën e ish-Jugosllavisë.
Në një intervistë për Telegrafin, Pllana ka rrëfyer veprimtarinë e tij si shenjëtar, e po ashtu ka treguar edhe për periudhën e luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-1999, ku u ka ndihmuar materialisht dhe profesionalisht UÇK-së.
Ai gjatë kësaj kohe u ka rregulluar snajperët dhe ka grumbulluar materiale për luftëtarët e rinj të UÇK-së.
Pllana edhe pse ka mbushur 78 vjet, ende ka forcë për të gjuajtur me pistoletë apo pushkë dhe ende ka për t’i dhënë këtij sporti.
Në këtë intervistë , Pllana tregon për punën që bën në Federatën e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës si dhe për avancimin e këtij sporti në të ardhmen.
Për më shumë ndiqeni intervistën më poshtë.