Dy persona kanë vdekur në Japoni dhe disa janë në një gjendje kritike, pasi u helmuan nga ëmbëlsirat tradicionale të orizit, si pjesë e festimeve të Vitit të Ri.
Ata mund të duken të padëmshme, por çdo vit, gatimi i vështirë për t’u ngrënë llogaritet se merr disa jetë njerëzish, dhe për këtë zyrtarët bëjnë paralajmërime për qytetrët.
Çfarë është një moçi?
Ëmbëlsirat e njohura si moçi, janë simite të rrumbullakta të bëra me oriz të butë dhe të gërvishtur.
Orizi fillimisht zihet dhe pastaj shtypet dhe bëhet pure.
Masa ngjitëse e orizit që rezulton merr formën përfundimtare të moçit dhe piqet ose zihet.
Familjet japoneze tradicionalisht festojnë Vitin e Ri duke gatuar një supë perimesh në të cilën ata e ngrohin moçin.