‘Unë po dal kah krahu’: Pasagjeri shokon udhëtarët duke dalë nga dritarja e avionit (VIDEO)

Një pasagjer i kompanisë ajrore Ryanair ka shokuar udhëtarët e avionit Britani-Spanjë, pasi e humbi durimin duke pritur dhe vendosi që të dilte nga dera emergjente dhe u ul për pak kohë në krahun e avionit, transmeton Gazeta Metro.

Polaku 57 vjeç u mërzit shumë pasi avioni nuk po parkohej me kohë në aeroportin e Malagas pas aterimit dhe fluturimit nga Britania. Ai u tha udhëtarëve tjerë që ‘unë po dal përmes krahëve’ dhe e hapi dritaren emergjente.

Pasi qëndroi për disa kohë i ulur në krahun e avionit me një çantë me vete, ai u bind nga stafi që të kthehej në avion, dhe më pas u arrestua nga Policia.

Raportohet që ai ishte nervozuar pasi avioni ishte vonuar një orë për t’u nisur nga Londra, e më pas u vonua edhe gjysmë ore në kërkim të zbarkimit në Malaga.

Fatmirësisht incidenti ka përfunduar pa telashe më të mëdha dhe autoritetet spanjolle po merren me rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu