Në emisionin “Opinion”, u shfaqën ‘off records’. Gjatë një pushimi reklamash, biznesmeni Samir Mane u kap duke folur me gazetaren e ekonomisë, Ornela Liperi.
Por teksa po diskutonin, Liperi e pyeti biznesmenin Mane për fitimet e kompanisë së tij. Ky i fundit deklaroi se kishte rreth 300 milionë euro xhiro në vit me një fitim prej 52 milionë eurosh.
Në video, Samir Mane i tregon gazetares Liperi edhe investimin më të fundit në Maqedoni.