Zyrtarët e LSDM-së me pushime më të shtrenjta se Ramush Haradinaj (FOTO)

Temë kryesore këtyre ditëve ishin pushimet e shtrenjta të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj në Zvicër. Mirëpo as funksionarët e LSDM-së së Zaevit duket se vijnë pas tij.

Kandidati i LSDM-së për komunën e Likovës, Hadi Osmani dhe zëvendës kryeministri Koço Angjushev kanë nisur për pushime në Alpet austriake, ku çmimet nuk janë aspak më të ulëta se ato në alpet zvicerane.

Këtë e ka bë të ditur vetë Osmani duke postuar një fotografi në facebook dhe një koment të shkurtë: “Udhëtim Drejte alpeve austriake me Zv/krryministrin Koço Angjushev”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu