“Ambasadori amerikan është një palaço”, plasin replikat në Kosovë

Nënkryetari i OVL-së, së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj e ka quajtur sot ambasadorin amerikan, Greg Delaëie, “palaço”. Përmes një bisede telefonike për “KosovaPress”, Haradinaj ka thënë se ambasadori Delaëie i ka thyer të gjitha rregullat e tij diplomatike, ai ka thënë se nëse ambasadori ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. “Delaëie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delaëie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealaëie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai”, ka thënë Haradinaj.

Ndër tjerash Haradinaj ka thënë se Delaëie nuk mund të sillet në parlamentin e Kosovës sikur është sjellë me ushtarët e tij në kampin “Guantenamos”. “Prandaj, Delaëie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delaëies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, pohoi Haradinaj. Ky reagim i Haradinaj ka ardh pas deklaratës së ambasadorit Delauie, lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Delaëie kishte thënë se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë. Haradinaj para disa dite në një debat televiziv kishte thënë se”Punë e madhe që janë vra anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), pas luftës. /Insajderi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu