Prokurori publik Jovan Ilievski, gjykatësja kushtetuese Natasha Gaber-Damjanovska dhe ambasadori i Maqedonisë në Vatikan Zvonimir Jankullovski, janë në listën e kandidatëve për zgjedhje të gjykatësit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) e cila është dorëzuar nga Misioni i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në Strasburg në Sekretariatin e Këshillit të Evropës.
Një nga tre kandidatët të propozuar duhet ta zëvendësojë gjykatësen Mirjana Lazarova Trajkovska, mandati i së cilës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut skadon nga fundi i vitit.
Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme, lista është rezultat i procesit konkurrues kombëtar i selektimit të zbatuar nga Komisioni për zgjedhje të gjykatësve pranë GJEDNJ dhe vendimit këshilldhënës të Qeverisë.
“Në pajtim me procedurën për zgjedhje të gjykatësit në GJEDNJ, Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës do të zbatojë intervistë me tre kandidat të propozuar më 30 shtator 2016 në zyrën rajonale në Paris, ku do të votohet lidhur me gjykatësin nga Republika e Maqedonisë, thuhet në kumtesë.