Britania e Madhe sfidon BE-në, ka një lajm të mirë për qeverinë e Zaev

Dhoma britanike e Lordëve kërkon nga qeveria e Londrës të angazhohet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, pa marrë parasysh atë nëse do të gjendet zgjidhje për emrin apo jo.

Në raportin “Britania e Madhe dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”në Dhomën e Lordëve i cili u miratua vjet në dhjetor, ndërsa u publikua zyrtarisht më 10 janar të këtij vitit, citohet se Maqedonia duhet që t’i bashkangjitet Aleancës Veriatlantike për paqe dhe stabilitet në rajon.

Inkuadrimi i vendit në NATO nuk duhet që të varet nga zgjidhja e kontestit për emrin midis Athinës dhe Shkupit, shkruhet në këtë dokument.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu