Bulldozerët dhe mjetet e rënda shkatërruan sot disa dhjetra makina të shtrenjta të sekuestruara në Filipine, në një shfaqje dramatike që kishte si qëllim demonstrimin e seriozitetit të qeverisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Presidenti Rodrigo Duterte ndoqi personalisht shkatërrimin e makinave të shtrenjta të sekuestruara. “Tani t’i çojmë për skrap, askush nuk mund të ketë makina të tilla,” tha Duterte.
Doganat kanë sekuestruar 2.93 milionë dollarë makina kontrabandë vitin e kaluar, si pjesë e mallrave të sekuestruara në rreth 866 milionë dollarë, sipas të dhënave qeveritare.
“Ata që i shmangen taksave në Filipine më mirë të mos e provojnë, sepse nuk do t’ia dalin,” tha minisitri i financave Carlos Dominguez.