Rama ironizon keq deputetin Dashamir Shehu: “Këta jeni ju! Pilaf, grosh dhe frikë” (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ironizuar interpelancat e thirrura nga opozitarët sot në Kuvend. Duke iu drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha ai tha se e vetmja gjë që opozita ka sot është frika.

Ai u drejtua edhe një deputetit i cili kishte thënë ne një emision se Shqipëria nuk ka nevojë për investime turke. Në lidhje me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kundërpërgjigj me stilin e tij të veçantë, transmeton Gazeta e Re.

“Dëgjova njërin nga ju, që doli në një kazan edhe tha, “nuk dum ne investime turke”, ai kur gdhihet ha pilaf dhe pi raki në sabah, e fillon dreken me plonc dhe në aksham i fut grosh e pastaj tap, fshin buzët me peshqir dhe thotë: “Ne jemi evropian” nuk dum na Turqinë. Këta jeni ju! Pilaf, grosh dhe frik nga ajo që po ju vjen dhe skeni faj, fajin mund të vë këtu vetëm kush nuk ju njeh e kush nuk e din se çka i keni bërë këtij vendi” u shpreh Rama. /InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu