“Liria e shqiptarëve po vjen, më mirë përgatituni”, mesazhi i fuqishëm senatorit amerikan drejtuar serbëve më 1990

Senatori amerikan Bob Dole gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 1990 u kishte dërguar mesazh të qartë serbëve se liria e shqiptarëve po vjen pa marrë parasysh se a u pëlqen ky fakt atyre, apo jo.

“Në fund dëshiroj të ju falënderoj për ndihmën tuaj dhe dëshirojmë të ju themi se u pëlqeu apo jo liria dhe demokracia po vijnë dhe është më mirë të jeni të përgatiur”, ishin fjalët me të cilat u drejtohej zyrtarëve të atëhershëm serbë senatori Dole, shkruan InfoPress.

Ndërkohë që ata ia kthejnë se janë të përgatitur dhe se demokracia serbe është një ndër demokracitë më të vjetra në botë, gjersa në pamje vërehet senatori Dole i cili niset drejt avionit të tij duke hezituar t’i dëgjojë. /InfoPress

Shikoni pamjet:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu