Aktori i njohur shqiptar Ismet Azemi është parë sot në një nga xhamitë në Fushë Kosovë. Para se të niste falja, imami pati një kërkesë të veçantë për aktorin. Ai i sugjeroi atij që ta thërrasë ezanin e së premtes.
Ndërkohë, në një video të publikuar në kanalin YouTube shihet aktori, teksa aprovon kërkesën e hoxhës.
Azemi është bërë i njohur falë shumë roleve të suksesshme në projekte të ndryshme filmike, gjersa për një kohë ka ushtruar edhe postin e kryetarit të sindikatës së artistëve. /Telegrafi/
Video: