Rindizet Lindja e Mesme, Izraeli bën gati ushtrinë, baza amerikane vihet në alarm

Ka mjaftuar rrëzimi i një avioni F-16 që të rrisë rrezikon për një konflikt në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Fill pas konfirmimit të rrëzimit të avionit nga mbrojtja ajrore siriane, Izraeli ka vënë në alarm ushtrinë në lartësitë Golan në kufi me Sirinë, ndërsa vjen kërcënimi i parë nga Hezbullahu, lëvizja shiite që është pranë Asadit.

“Mjafton një veprim tjetër me qëllim terrorizmin dhe do të përballeni me pasoja të rënda”., është kërcënimi i zyrtarëve të Hezbullahut.

Ndërkohë disa ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së Izraelit kishte kërcënuar se ka ardhur koha që banorët e Bejrutit në Liban të futen nëpër strehime të nëndheshme duke paralajmëruar një tjetër konflikt me Hesbullahun, shkruan Albeu.com.

Nga ana tjetër, amerikanët kanë kaluar në alarm në bazën e tyre më të madhe në Lindjen e Mesme, atë në Katar. Ky nivel alarmi i amerikanëve në këtë bazë vjen për herë të parë që prej Luftës së Gjirit.

Zyrtarët izraelitë ndërkohë kanë konfirmuar se ushtria e tyre ka goditur më shumë se 20 objektiva siriane dhe iraniane brenda territorit të Sirisë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu