Një avion rus me 71 persona në bord u rrëzua pak pas nisjes nga aeroporti i Moskes. Avioni po udhëtonte drejt qytetit të Orsk në Urale kur u zhduk nga radarët.
Një burim i shërbimeve të emergjencës tha për agjencinë e lajmeve “Interfax” se avioni ishte rrezuar dhe se nuk kishte asnjë shpresë për të mbijetuar.
Mjeti fluturues ra rreth 80 km në jug-lindje të Moskës. Sipas një agjencie tjetër lajmesh në Rusi, avioni u zhduk nga radarët, 2 minuta pasi u largua nga aeroporti i Domodedovos.
Kompania Saratov Airlines e ka bazën në Saratov, 840 km në juglindje të Moskës. Në 2015 asaj iu ndalua të operonte fluturime ndërkombëtare kur inspektorët gjetën në kabinë persona të tjerë përveçse ekuipazhit të fluturimit.