Policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me atentatin e para pak minutave në Tiranë.
Mësohet se viktima është 64 vjeccari Memli Begalla.
Ai u gjet i vdekur në rrugën “Nikolla Tupe” në kryeqytet.
Mësohet se ai është qëlluar disa herë pasi ka dalë nga automjeti i tij.
Autorët e kanë ndjekur viktimën me një makinë tip “BMW” ngjyrë të zezë me xhama të zinj dhe e kanë qëlluar disa herë në trup me armë zjarri.
Viktima i ka dalluar atentatorët dhe ka dalë nga makina e tij për të shpëtuar.
Sipas dyshimeve paraprake, banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe mendohet se autorët kanë përdorur armë me silenciator për të kryer vrasjen.