Dhjetë vjet më parë Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Shqiptarët, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë, po festojnë. Por serbët, shumica e të cilëve jetojnë në enklava, nuk arsye për të festuar.
Serbia nuk e njeh Kosovën, e cila dikur ishte provinca e saj jugore dhe serbët e Kosovës ende e konsiderojnë veten shtetas të Serbisë.
Situata është tipike për Ballkanin, ku kufijtë, janë një rrëmujë e vërtetë. Pra, ka serbë që jetojnë në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku edhe kanë republikën e tyre (Republika Srpska), ndërkohë janë shqiptarët dhe boshnjakët (myslimanët) që jetojnë në Serbi si edhe grekët që jetojnë në Shqipëri.
Kohët e fundit autoritetet serbe propozuan hapjen e diskutimeve me homologët e tyre në Kosovë rreth mundësisë për të shkëbyer territore.
A është kjo ide e arsyeshme?
Në vitin 1923, Greqia dhe Turqia ranë dakord për të shkëmbyer rreth 2 milionë banorë. Qytetarë ortodoksë greqisht folës të Turqisë u dërguan në Greqi dhe muslimanët nga Greqia u dërguan në Turqi.
Ishte një zhvendosje brutale, por që prej asaj kohe Greqia dhe Turqia nuk kanë luftuar më mes tyre. I vetmi vend ku grekët dhe turqit kanë luftuar është Qipro, ku popullatat edhe aty mbetën të përziera.
Kjo ka frymëzuar nacionalistët në Ballkanin perëndimor.
Mes viteve 1918 dhe 1950, shumë muslimanë u inkurajuan të largoheshin nga Jugosllavia për në Turqi. Por popullsia e rajonit mbetet ende shumë i përzierë edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Gjatë luftrave të përgjakshme që paraprinë shpërbërjen e saj, udhëheqësit politikë panë spatrimin etnik si një mënyrë të mirë për të pastruar shtetet e reja nga pakicat e bezdishme.
Në vitin 1995, rajonit që historikisht ishin banuar nga serbët në Kroaci ishin të zbrazura, ndërkohë që mijëra serb, kroat dhe boshnjakë ishin shpërngulur në mënyrë të ngjashme nga shtëpitë e tyre në Bosnje.
Serbët problematikë ikën nga Kosova, por aty kamë mbetur edhe 120 000 të tjerë.
Autoritetet serbe duan të diskutojnë mbi mundësinë e shkëmbimit të pjesës veriore të Kosovës e banuar kryesisht nga serbë me pjesën e jug-lindore të saj të banuar kryesisht nga shqiptarët (Lugina e Preshevës sh.r).
Përkrahësit e një “hartimi të tillë” thonë se shtetet multietnike kanë dështuar në Ballkan. Por ata injorojnë faktin se procesi nuk ka një fund lehtësisht të parashikueshëm nëse qeveritë e fillojnë këtë proces duke harruar njëkohësisht edhe çështjet e të drejtave të njeriut.
Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë seriozisht bisedimet rreth rivendosjes së kufijve mes tyre, kjo mund të sjellë ndikime shumë të mëdha në pjesë të tjera të Ballkanit përveç zonave, objekt të diskutimeve.
Krerët e serbëve të Bonjes do të mbajnë jnë referendum mbi të ardhmen e Republikës Serpska, kroatët do të ndiqnin të njëjtin shembull, kurse boshnjakët do të detyroheshin të luftonin për të parandaluar ndarjen e shtetit të përbashkët.
Ndërkohë, Serbisë do t’i duhej të shtypte nacionalistët boshnjakë në Sanxhak, të cilët ëndërrojnë t’a përfshijnë atë rajon në një Bosnje të Madhe.
Gjithashtu, shqiptarët në Maqedoninë Perëndimore dhe në Mal të Zi do të kërkonin të bashkoheshin me një Shqipëri Etnike.
Përkrahësit e kësaj ideje do të dëshironin gjithashtu të përfshinin aty edhe pjesë nga veriu i Greqisë (Çamërinë sh.r), ndërsa nacionalistët grekë do të kërkonin një pjesë të Shqipërisë së Jugut.
Për ironi të këtij shkëmbimi të përfolur, shumica e serbëve të Kosovës jetojnë aktualisht në enklava në jug të Kosovës. Pra, marrëveshja nuk do t’i mundësontë atyre të jetonin në Serbi, dhe ndoshta do t’ju duhet të largohen.
Por zyrtarët serbë mund të jenë më pak të brengosur për bashkatdhetarët e tyre sesa për ndërmarrjen e hapave drejt njohjes së Kosovës, gjë e cila ua bën më të lehtë hyrjen në BE.
Mundet që ata të mos e marrin në konsideratë faktin se një shkëmbim territoresh në Ballkanin Perëndimor mund të ketë pasoja të mëdha.
Në fund të fundit, nacionalistët hungarezë nuk janë të kënaqur me humbjen e Transilvanisë në Rumani, kurse nacionalistët rumunë do të dëshironin të rivendosin kufijtë e tyre në Moldavi.
Ka një arsye që “Ballkanizimi” ka një nam të keq. Ashtu siç funksionon edhe në BE, ulja e peshës së kufijve kombëtare do të dukej më e mençur se sa rirregullimi i tyre, gjë e cila sipas fjalës së një zyrtari të lartë në BE-së, do të përkthehej në “hapje të portave të ferrit”./albeu