Morina: Bashkë me Demarkacionin, të votohet edhe dorëheqja e Haradinajt

Njohësi i rrethanave politike në vend, Bajrush Morina, ka thënë se për vonesat që i janë bërë vendin, duhet të merret përgjegjësi institucionale.

“Përgjegjësi politike ka Hashim Thaçi që e ka vonuar për një deklaratë që ka mundur ta bëjë ma herët, kurse përgjegjësi institucionale duhet të ketë Ramush Haradinaj, sepse këmbëngulësia e tij për korrigjimin të kufirit e ka izoluar vendin”.

“Qëndrimi politik i kryetarit të AAK si pjesë e opozitës që dogji kuvendin dhe shtetin ka qenë që kjo marrëveshje është e dëmshme. Për interesa të pushtetit u shkëput nga opozita dhe po bën mashtrim”, ka thënë Morina, njofton Klan Kosova.

Ai pohuar se në seancë e nesërme të thirrur që të votohet demarkacioni, duhet të votohet edhe dorëheqja e Haradinajt.

“Për zotin Haradinaj është mirë që bashkë me projektligjin e demarkacionit, Raportin e Bulliqit dhe dënimin e policisë që janë bërë atje, është mirë ta bashkangjes edhe dorëheqjen.”.

Është përgjegjësi e deputetëve të LDK-së që kanë deklaruar se nuk do të votojnë, tash mashtrohen pas një deklarate politike të Hashim Thaçit dhe pas një përpjekjeje mashtruese”

“Ata që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe ata që e kanë vonuar duhet të ndëshkohen, kurse qytetarët duhet shpërblehen me liberalizim të vizave”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu