Një djalë 5 vjeç ishte me fat që shpëtoi, pasi një kërrabëz iu ngul aq thellë në fyt sa që i hyri edhe në kafkë.
Raportohet se vogëlushi ishte duke luajtur me gjilpërën 4cm të gjatë kur ra në të.
Vogëlushi u rrëzua dhe ra në kërrabëzen e cila hyri në gojën e tij dhe shkoi deri prapa fytit.
E gjithë ngjarja ndodhi në një provincë të Kinës. Kjo lloj gjilpëre, përdoret për të thurur rroba dhe nuk është e qartë se si vogëlushi përfundoi duke luajtur me të.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, pasi mjekët lokal nuk mund ta ndihmonin. Mjekët thanë se jeta e vogëlushit ishte në rrezik, për shkak se kërrabëza kishte hyrë në kafkën e tij.