Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Durrës.
Një vajzë vetëm 21 vjeç në Rrashbull është përplasur nga Treni dhe për pasojë ka humbur njërën këmbë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të tunelit ku 22 vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes.
E reja është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit në gjendje të kritike për jetën. /albeu










