Rama merr vendimin drastik ndaj Rusisë: Fillon dëbimi i diplomatëve

Shqipëria pritet t’i bashkohet vendeve të perëndimit për marrjen e masave të forta ndaj Rusisë pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Mësohet se Rama ka bërë të ditur sot gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së se Tirana zyrtare do të marrë vendim për dëbimin e diplomatëve rusë nga Shqipëria.

“Qeveria do të vendosë për dëbimin e disa shtetasve rusë. Ky është një veprim i koordinuar me vendet e NATO-s. Do dëbojmë rusët që kanë shkelur interesat kombetare”., – tha Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.

Ky është vendimi më i fortë që Shqipëria merr ndaj Rusisë që prej prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1961 nga regjimi komunist. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu