Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se një nga mundësitë për të zhbllokuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, është iniciativa në Kushtetuese për të parë nëse vendimi i Ivanov për mosnënshtrim e dekretit është në pajtim me Kushtetutën.
Zaev tha se Gjykata do duhet të t’i ndajë kompetencat e organeve shtetërore, që të mos përsëriten precedenca të tilla nga ana e Presidentit Gjorgji Ivanov. Ai nuk zbuloi mundësitë tjera të cilat shqyrtohen për de-bllokimin e procesit të shpalljes së ligjit.
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja vazhdon të insistojë në anti-kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Për opozitarët e pranueshme do të ishte vetëm ri përpilimi i ligjit së bashku me akademikë maqedonas, përfaqësues të të gjitha subjekteve politike dhe përfaqësues nga kabineti i Presidentit. /albeu