Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sonte se kërcënimet e presidentit të Serbisë ishin boshe, pasi ushtria do të kthehej në rrugë, siç është kthyer treni.
“Ka thënë që do ta nisë ushtrinë në Kosovë. E kish kthyer në gjysmë të udhës, njëjtë si me trenin. Nuk iu kish kthyer asnjë ushtarë në Serbi”, ka thënë Thaçi.
Ndaj deklaratës së Thaçit ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës, Marko Gjuriq, i cili ishte shkak i këtyre “kërcënimeve” nga Serbia, transmeton lajmi.net.
Mbase Thaçi paska tregu kaq trimëri, ka thënë Gjuriqi, pse e largoi Njësinë Speciale me shpejtësi nga Mitrovica e Veriut.
“Pse heronjtë e tij i laroi me shpejtësi nga Mitrovica, para afatit të kishte dhënë presidenti serb?”, ka thënë Gjuriq. /InfoShqip