Greqia ka parashikuar shpenzime më të mëdha ushtarake gjatë dy viteve të fundit për shkak të tensioneve të larta në Egje me Turqinë, të cilat herë pas herë i kanë sjellë vendet në prag të një lufte reale.
Gjatë ditës së djeshme, autoritetet ushtarake helene kanë publikuar një video nga forca e atyre ajrore duke bërë një paralelizëm me ushtrinë e Leonidës në betejen e Termopileve, shkruan Albeu.com.
“Ne do të vdesim këtu”., është zëri që dëgjohet në sfond gjatë videos duke i dhënë një mesazh të qartë Turqisë.
Kohët e fundit mes dy vendeve ka patur një retorikë lufte, ndërsa arrestimi i dy ushtarëve grek një muaj e gjysmë më parë i ka tensionuar edhe më tej raportet. /Albeu.com/
Video: