Vulini i frikësohet Shqipërisë së Madhe

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se Evropa është duke e nënvlerësuar rrezikun e idesë së “Shqipërisë së Madhe”

“Precedenti që kanë dhënë disa shtete perëndimore duke e njohur shtetësinë e Kosovës, kurse në anën tjetër duke injoruar interesat e Serbisë, është një rrezik i madh për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, por edhe në gjithë Evropën”, u shpreh Vulin, shkruan Tanjug.

Ai tutje ka folur edhe për atë se kjo situatë mund të dërgojë në hapjen e një konflikti.

“Favorizimi i ideve nacionaliste të Shqipërisë së Madhe se zgjerimi i saj duhet të kryhet në zonat ku jetojnë serbët, në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një konflikt. Evropa nuk është duke punuar që ta parandalojë konceptin e “Shqipërisë së Madhe”, dhe janë duke e nënvlerësuar rrezikun nga ajo”, tha Vulin, përcjell KP.

“Sfidat e sigurisë janë të përbashkëta për ne, por përgjigjet ndaj tyre shpesh nuk janë”, u shpreh ai, duke përfunduar prezantimin e tij.

Konferenca ka për bazë sigurinë ndërkombëtare, dhe në të po marrin pjesë përfaqësues të 96 shteteve, ministra të Mbrojtjes dhe zyrtarë ushtarakë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu