Zbulohet qyteti shqiptar nga i cili ishte vrasësi i mbrëmshëm në Tetovë

Një vrasje dhe dy plagosje të rënda ndodhen në rrethana ende të pashpjeguara gjatë mbrëmjes së djeshme në Tetovë duke ngritur alarmin tek autoritet lokale.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar dy persona në aksin Tetovë-Shkup, ku mësohet se njëri prej tyre është nga Shqipëria, shkruan Albeu.com.

Mësohet se shqiptari i Shqipërisë i arrestuar me akuzën e vrasjes dhe plagosjes në rrethana rënduese është 40 vjeçari L.B nga Elbasani, ndërsa personi tjetër është 41 vjeçari B.R, shqiptar i Maqedonisë.

Në automjetin në të cilën udhëtonin u gjetën armë zjarri, 2 pistoleta, të cilat janë konfiskuar dhe janë mjet i ekspertizës policore.

Në vendin e përplasjes me armë, sot u krye edhe ekspertizë ligjore nga ana e prokurorit si dhe ekipit të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës.

Policia është duke hetuar për vrasjen e ndodhur si edhe shkaqet e saj, ndërsa gjatë natës së mbrëmshme, BDI shpjegoi se pavarësisht se ngjarja kishte ndodhur pranë selisë së saj, ata nuk kishin lidhje me të. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu