Nata bëhet ditë, Izraeli sulmon Sirinë me raketa: Dhjetra persona të vdekur (VIDEO)

Një sulm me raketa ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në dy baza të Sirisë më Hama dhe Homs duke lënë më shumë se 40 të vdekur.

Mediat ndërkombëtare raportojnë së behet fjalë për një sulm të kryer nga ushtria e Izraelit në baza që dyshohet se fshiheshin edhe ushtarë iranian dhe të Hezbullahut.

Deri më tani janë konfirmuar rreth 40 të vdekur dhe dhjetra të plagosur, ndërsa Izraeli nuk ka pohuar apo mohuar të jetë përfshirë në një sulm të tillë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu