Shpall Erdoganin vëlla, Rama: Nuk pyes çfarë thonë amerikanët

Kryeministri Edi Rama nuk është i bindur plotësisht për orientimin euro-atlantik të Shqipërisë duke flirtuar kështu njëkohësishte dhe me Turqinë, për të cilën i kanë ardhur paralajmërime të forta nga SHBA-të.

Në një intervistë tek VOA, profesori i njohur i Universitetit të Columbias David Philips paralajmëroi Shqipërinë për rrezikut ruso-turk, por Rama thotë se nuk pyet njeri sa i përket raporteve vëllazërore me Erdoganin.

“Unë nuk i kërkoj leje dhe nuk i jap llogari asnjë profesori dhe asnjë tjetri se në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma.

Së dyti, jam ndjerë i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës.

Së treti, marrëdhëniet tona me Turqinë nuk përbëjnë në asnjë rast kërcënim të sovranitetit”, tha Rama në intervistën e dhënë mbrëmë tek Ora Neës. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu