Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se qytetarë te Kukësit do të paguajnë tarifë për Rrugën e Kombit, por ajo do të jetë e reduktuar dhe e papërfillshme.
Në një intervistë për Oranews, Gjiknuri tha se po diskutohen disa modele të tjera lidhur me taksën, e cila do të ketë një ulje drastike për kuksianët.
Sipas tij, edhe kuksianët duhet të paguajnë një tarfië modeste të reduktuar drastikisht.
“Po diskutojmë me koncesionarin e rrugës së Kombit. Kemi zgjedhur disa modele të tjera ekonomike duke marrë parasysh uljen drastike për kuksianët.
Patjetër që ka shprehur vullnet dhe ne po shohim si do të funksionojë kjo skemë, kush janë kategoritë që mund të përfitojë dhe si do të administrohet, që mos kthehet në abzuim. Jemi duke negociuar dhe shumë shpejt do bëhet publike dhe me të interesuarit në Kukës do të diskutohen tarifat e reja”, theksoi ai.
Gjiknuri tha se për taksimin e rrugës nuk është biseduar me Kosovën, por shtoi se shumë shpejt edhe takime me biznese të interesuara nga Kosova.
“Në të gjithë botën rrugët janë me tarifë dhe këtu nuk ka përjashtim Shqipëria. Dhe në vendet fqinje po të shkosh në Maqedoni për cdo segment do paguash. Edhe në Greqi do paguash për cdo segment
Ky segment është, pra nga tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ska segment tjetër.Ajo që po them unë është se përjashtimet që po bëjnë janë për popullin kuksian. Nuk po i bëjmë për gjithë përdoruesit. Sepse këtë risk duhet ta marrë shteti”, tha ai.