Zaev e propozon për post edhe motrën e Katica Janevës

Kryeministri Zoran Zaev ka propozuar për anëtare të Komisionit për letra me vlerë motrën e prokurores speciale, Katica Janeva, mëson portali Lider.

Siç bëhet e ditur, Lile Delixhakova, motra e Janevës është një nga pesë propozimet për anëtarë të Komisionit të Letrave me Vlerë, që me nënshkrim të Zaevit i janë propozuar Kuvendit. Bashkë me Delixhakovën është edhe ish-deputetja e BDI-së, Nora Aliti, e cila është propozuar si kryetare e këtij komisioni.
Komisioni i tillë është trup rregullator, ku duhet të jenë të emëruar personalitete dhe ekspert të fushës së financave dhe ekonomisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu