Zaev: Sot do komunikoj me partitë, kanë propozimet për hyrje në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev sërish ka folur sot rreth zgjerimit të Qeverisë. Ai pas takimit me ministrin gjerman të shtetit, Roth theksoi se dëshiron që të zgjerojë koalicionin qeverisës dhe maxhorancën.

. Ai porositi që partitë parlamentare të mendojnë për ofertat që kanë marrë për bashkëqeverisje. “Propozimet janë të vlefshme për tu menduar, pres përgjigjen nga ana e tyre. Mbrëmë jam dëgjuar me një nga liderët e këtyre grupeve parlamentare. Sot kam si qëllim ti marr në telefon, sepse dua që të rris shumicën parlamentare”, theksoi Zaev./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu