Pas një plagosje me armë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, arrestimi i dy të dyshuarve si të përfshirë në plagosjen që ka ndodhur të hënën, nuk ka kaluar pa probleme.
Nga video ku shfaqen incizimet shihet se policët e kanë pasur problem menaxhimin e situatës. Të arrestuarit, ndonëse ishin nën pranga, u grushtuan edhe me policinë.
Pas intervenimit të forcave shtesë dhe rritjes së numrit të policëve në vendin e ngjarjes, është arritur që të arrestuarit të vihen nën kontroll.
Ndryshe, në orët e paradites Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur një person në lagjen “Arbëria” në Prishtinë./InfoShqip
Video: