Drejtoria për Siguri dhe Kunderzbulim kishin dhënë mendim negativ për dy punonjes në aeroportin e Shkupit Refik Ismaili dhe Enver Kurtishi si të rrëzikshem për sigurinë e shtetit.
Pas peripecive disamujore, dy të punësuarit e përjashtuar nga puna në Aeroportin e Shkupit sot janë rikthyer në punë. Ata u larguan pasi që MPB, gjegjësisht Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nuk i kishte dhënë certifikatë sigurie.
Për rikthimin në punë në redaksinë e InfoShqip ka shkruar Enver Kurtishi i cili ishte njëri nga të larguarit, ku ai falenderon për rikthimin e tij zv.ministrin Agim Nuhiu dhe zv.drejtorin të DSK-së Arif Asani. Më poshtë lexojeni të plotë mesazhin e dërguar në redaksinë tonë.
“Desha nëpërmjet këtij shkrimi ti falenderohem zv.ministrit Agim Nuhiu dhe zv.drejtorit të DSK-së Arif Asani së pari dhe gjithë të involvuarit, individ dhe institucione që dhanë kontribut që kombinimet dhe trillimet e qarqeve të dyshimta që nuk kanë punë tjetër pos ti njollosin njerëzit e ndershem më në fund të na pastrojnë nga një turp i quajtur ‘dosje’ i bazuar në përalla dhe trillime. Sot pas gati 3 muaj që ishim pushuar nga puna, erdhi lajmi i mirë që unë dhe kolegët e mi shqiptarë do fillojmë punën përsëri, u gëzuam shumë u gëzuan kolegët me të cilët ndamë vitet të shumta pune. U gëzua dhe familja se na u hjek një njollë e zezë të cilën dhe trashëgimtarët mund ta bartin andej e tutje në ardhmëri. Ju falenderohem dhe njëherë që na mundësuan ti ndezim shpresat aty ku na i shuajtën dhe kryen një akt human dhe të drejtë. Ju uroj suksese në punën tuaj, ju priftë e mbara, Enver Kurtishi i punësuar në Aeroportin e Shkupit”, shkruan mes tjerave Kurtishi./InfoShqip.com