Ndërkohë që situata politike në vend po zien nga akuzat e opozitës për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si duket shumë qytetarë kanë kthyer sytë nga ish kryeministri Fatos Nano. Ka mjaftuar një postim i Nanos në facebook, që komentet për kthimin e tij të pushtojnë facebook-un.
Ish kryeministri Fatos Nano, pavarësisht se ka kohë që është tërhequr nga jeta politike e vendit, ai mbetet një ndër liderët më të rëndësishëm në kujtesën e shqiptarëve, sidomos për brezin që ka përjetuar edhe vitet e tranzicionit. Edhe pse jo të gjithë e dinë, Nano vazhdon të përdorë akoma faqen e tij të facebook, ku publikon foto nga përditshmëria, miqësia dhe familja.
Qytetari 1: Respekt o 1 ktheu ne politik e beje shtet se keta din me bo vet greva respekt
Qytetari 2: Asnjeher s eshte von te kthehesh vendi ka nevoj per njerez me vizjon te gjer ti ke qen ai rinngrite shtetin ne 97 cohu .mos rri vendi ka nevoj
Qytetari 3: Po kuje more komandant sena ka mare malli