Xhaferi nga Beogradi: Gruevski është në krizë psikologjike

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi gjendet për vizitë në Serbi ku ka realizuar mes tjerash edhe disa intervista për mediat e atjeshme.

Në intervistën dhënë për televizionin serb N1, lidhur me pyetjen nëse është në relacione të mira me Nikolla Gruevskin, në qeverinë e të cilit ishte ministër i Mbrojtjes, Xhaferi ka thënë se nuk ka problem me asnjë personalisht.

“Ajo është rezultat i krizës psikologjike në kuptim të asaj se në ç ‘gjendje është për momentin nëse merren parasysh veprat penale dhe procedurat kundër tij. Mendoj se kjo është pasojë e krizës personale, nuk ka mundur të kontrollohet në momentin e caktuar.

Unë thash se në atë seancë pritja gjithçka, por jo edhe Nikolla Gruevski të reagojë në atë mënyrë”, ka thënë Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu