Qytetari “gozhdon” Ramën në sy të të gjithëve: Më hoqën nga puna se jam i PD

Ndërkohë që në Tiranë për pak minuta zhvillohet protesta e opozitës, kryeministri Rama ndodhet në Berat për turin e llogaridhënies.

Mirëpo në një prej qytetarëve i ka shprehur hallin e tij duke i treguar se nuk ka mundësi që të ndjekë vajzën e tij në shkollë, pasi e kanë hequr nga puna pse është i PD.

Ai ia ka thënë në sy Ramës se ka qenë në zyrën e IT, por e kanë lënë pa punë sepse nuk ishte me PS.

Qytetari u shpreh:

Më hoqën nga puna se “nuk je i joni se të ka futur PD në punë”, vajza ime është nxënëse shumë e mirë, dhe do të vazhdojë shkollën, por familja ime nuk mundet pasi siç ju thash më keni larguar nga puna, ça ndihme mund të marrë familja ime në këtë rast? Kam qenë në administratë, në zyrën e IT, motivi ka qenë i thjeshtë, të ka futur PD në punë.”

Por Rama i cili nuk e ka mohuar se kjo mund të ketë ndodhur tha se i vinte keq për këtë dhe se do të përpiqen ta rregullojnë.

Ai ia ktheu:

Së pari më vjen keq nëse është e vërteta kështu. Problemi i trajtimit të pushtetit si një instrument për të uzurpuar në mënyrë partiake administratën, nuk është një problem që e kanë të tjerët dhe nuk e ka PS, edhe PS ka qenë dhe është e prekur nga ky fenomen mizerabël.

Edhe sot këta që kam në krah kur unë them që punës duhet ti gjejmë njeriun, këta mendojnë se e bëj vetëm për televizion. Nëse ke provë për këtë që thua, do kthehesh në punë ditën e hënë.

Ne nuk mund ti ndajmë njerëzit në tanët dhe të atyre. maksimumi ditën e mërkurë ti do të jesh në punë, nëse kjo që the është e vërtetë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu