Sigurisht që për lirimin e Tahirit pritej edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Me një publikim në rrjetin social Facebook ai ka deklaruar me ironi se mafia sonte ka festë të madhe.
POSTIMI I PLOTE I BERISHES:
O feste te madhe ka sonte Mafia!
Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdheroi lirimin e menjehershem te Saimir Trafikut nga pushim ne shtepi, masa qe ai i dha tre jave me pare!
Me kete vendim mbrojti jo vetem veten dhe vella Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!
Motivi i vendimit te krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:
Lehtesimi i hapjes se negociatave me BE!?
Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren me te shkelqyer! O feste te madhe ka sonte Mafia! sb /albeu.