Turistja austriake humbet, rrëfen për ‘Der Standard’ si e shpëtuan shqiptarët në Llogara

Mbrëmjen e djeshme në pyllin e Llogarasë humbi një turiste austriake e cila u largua për të shijuar bukuritë e natyrës, por nuk gjeti më rrugën për t’u kthyer te grupi i saj.

Janë dashur plot 9 orë kërkime intensive nga policia dhe forcat zjarrfikëse për ta gjetur 45-vjeçaren Adelhat Wolper, e cila është një gazetare e revistës së famshme austriake “Der Standard”.

“Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake”, njoftoi policia teksa shpërndau edhe pamjet ku dukej turistja me një tufë mimozash në dorë.

Lidhur me ngjarjen ka shkruar edhe Konsulli i Nderit të Austrisë në Vlorë, Aben Malaj. Ai thotë se turistja “e pësoi” pasi u mahnit nga bukuritë natyrore të zonës.

“Bukurite natyrore te vendit tone jane te jashtezakonshme, bukuria e Llogarase eshte e mahnitshme sidomos per turistet qe pelqejne ngjitje ne mal. Nga kjo mahnitje e “pesoi” gazetarja e talentuar austriake e gazetes Der Standard, e cila humbi per 9 ore orientimin si te kthehej ne hotel. Gjetja e saj eshte merite e forcave te policise Vlore, e kolegeve te zonave te mbrojtura natyrore, e familjes se pronarit te fshatit turistik dhe disa rrinj te zones. Mjeket e qendres shendetesore Orikum ishin bashke me ne gjate nente oreve te nje pritje te veshtire.

Mirenjohje te thelle per te gjithe keta miq te cmuar te cdo turisti

Arbeni”, shkruan ish ministri i Financave, Malaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu