Blendi Fevziu duket se është duke u përgatitur për të kaluar nga Klan TV në një televizion tjetër, i cili është Top Channel.
“Tema” shkroi sot se Fevziu po kalon tek rivalët e TV Klan pas problemeve me Aleksandër Frangajn.
Por cila ishte shenja e parë e largimit të Fevziut nga ekrani i Klan Tv?
Siç mund t’a shihni edhe në galerinë e bashkëngjitur lajmit, Blendi Fevziu ka ndryshuar emrin e faqes së tij në Facebook nga “Opinion Tv Klan” në “Opinion Tv Show”, shkruan Albeu.com.
Pavarësisht se ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Blendi Fevziu, kjo lëvizje pritet të shkaktojë ndryshime të mëdha në të dy ekranet kryesore në Shqipëri. /albeu