Trump e quan kafshë, ja përgjigjja e Bashar Al-Assad që i ‘mbyll gojën’ (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e kishte quajtur kafshë homologun e tij sirian, Bashar Al Assad në një nga publikimet e tij në rrjetin social “Twitter”, raporton Periskopi.

Në një intervistë për RT, Assad u pyet nëse ka edhe ai ndonjë pseudonim për presidentin amerikan.

Assad tha se nuk përdor një gjuhë të tillë.

“Kjo nuk është gjuha ime, kështu që unë nuk mund të përdor gjuhë të ngjashme. Kjo është gjuha e tij. Ai e përfaqëson atë”, ka thënë Assad.

“Ekziston parimi i njohur se ju jeni, ajo çka ju thoni. Pra, ai do të donte të përfaqësonte atë që edhe është. Kjo është normale”, citohet të ketë thënë Assad, duke aluduar se presidenti amerikan është kafshë.

Sipas tij, shpikja e Trumpit për një nofkë të tillë fyese nuk ka aspak rëndësi për atë që po ndodh në Siri.

“Gjëja e vetme që ju shtyn juve për të vepruar janë njerëzit që ju i besoni, njerëzit që janë të niveluar, njerëz që mendojnë e që janë etikë. Trump nuk përfaqëson asgjë për mua”, deklaroi tutje Assad.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu